Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se për herë të parë janë përfshirë të gjitha fshatrat në rrjetin e transportit publik.
Edhe zonat që deri më tani nuk kanë pasur qasje në transport publik, tashmë do të lidhen me qytetin, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve.
Ai theksoi se përmes subvencionimit për kilometër do të sigurohet që operatorët të ofrojnë shërbim të rregullt dhe cilësor, duke garantuar funksionalitetin e transportit publik për çdo qytetar.