Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Bashkim Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albertina Dedinca, vizituan Ambulantën e Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Siboc.
Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan nga afër me kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballet stafi mjekësor, duke shprehur gatishmërinë institucionale për mbështetje dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.