Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryesusen e Kuvendit, Vlora Kabashi dhe drejtorin e DKA-së, Sahit Zeqiri, pritën sot në një vizitë, nxënësit e klasëve të III-ta, të SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova” në Obiliq dhe dy paraleleve të ndara në Mazgit, në kuadër të lëndës së tyre mësimore Shoqëria dhe mjedisi me njësi “Vizitë Kuvendit Komunal”, me këtë rast Kryetari Gashi, i njoftoi për proceset në institucionin lokal, për zhvillimin e projekteve në Komunën e Obiliqit në të gjitha fushat në theks veçantë infrastrukturën shkollore aty ku ata po marrin hapat e dijes e diturisë si dhe nga afër pamë punën në administratën komunale.
Kryetari Gashi theksoi se: “Përkushtimi ynë vazhdon të jetë i pandalshëm në ofrimin e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie e mësimnxënie në shkollat e Obiliqit, sepse fëmijët e arsimuar janë ardhmëria jonë e garantuar!
Falënderoj për vizitën klasët e III-ta, të SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova” dhe mësueset e klasëve!
Suksese dhe mbarësi!”





