Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi,së bashku me Nënkryetarin z.Ibush Mjekiqi, Drejtoreshën e Shëndetësisë znj.Blerona Shabanaj Mehmeti, Drejtorin e QKMF-së z.Haki Jashari, Drejtorin e SH.E.K “Qëndresa Kosovare” z.Islam Cakaj, drejtorët ekzekutiv, personelin shëndetësor, vunë gurthemelin për realizimin e projektit ” Mbindërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq”.
Kryetari Gashi, falënderoi, z.Cakaj për bashkëpunimin në realizimin e këtij projektit kaq të rëndësishëm, dhe u shpreh mirënjohës dhe falënderues ndaj donatorëve nga shteti i Katarit, z.Ahmed Abdullah elHaxheh.
Kryetari Gashi, theksoi se:”Shëndetësia mbetet prioriteti kyç i qeverisjes time, avancimi i shërbimeve shëndetësore është përkushtim i vazhdueshëm!”





