Në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, gjatë ditës së sotme është mbajtur aktiviteti “Panairi i Ushqimeve Tradicionale”, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për nderë të Ditëve të Diasporës.
Për të përcjellë nga afër këtë aktivitet ishte i pranishëm, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, Drejtoresha e DKRS-së, Arba Mirena, ekzekutivi komunal, asambleistë dhe qytetarë.
Në fjalën e tij Nënkryetari, falënderoi të gjithë të pranishmit, po ashtu falënderoi edhe zonjat të cilat ishin përkujdesur për ushqimet tradicionale.

