Vazhdojnë aktivitetet e trajnimeve me nxënësit e shkollave të mesme, në kuadër të zbatimit të projektit “AKWA”.
Ky projekt realizohet nën udhëheqjen e Njësisë për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, të udhëhequr nga znj. Ganimete Aliu, në bashkëpunim me organizatën CARE, si dhe me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Arsimit.
Në kuadër të projektit “Vetëdijesimi dhe edukimi për të rinjtë në fushën e bujqësisë, ambientit dhe ndryshimeve klimatike”, sot ka vazhduar trajnimi me nxënësit e gjimnazit “17 Shkurti”.
Në këtë trajnim morën pjesë 41 nxënës, të cilët në përfundim u pajisën me certifikata.
Cikli i trajnimeve me nxënës do të përmbyllet sot.