Sot, në fshatin Milloshevë, Komuna e Obiliqit organizoi homazhe për nder dhe në përkujtim të jetës dhe veprës së martirëve Aliu.
Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, Nënkryetari i Komunës, Berat Gashi, si dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit komunal. Të pranishëm ishin edhe familjarë të martirëve dhe qytetarë të shumtë.
Të pranishmit vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe pranë vendit përkujtimor, duke shprehur respekt dhe mirënjohje të thellë për sakrificën dhe kontributin e tyre në rrugën për liri.
Lavdi e përjetshme martirëve të kombit!