Me iniciativën e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Urban , Pronë dhe Kadastër z.Arben Berisha dhe stafit të Drejtorisë përkatëse para Kryetarit të Komunës z.Xhafer Gashi dhe bordit të drejtorëve u mbajt takimi ku u prezantua draft dokumenti i Hartës Zonale të Komunës ku po ashtu për rëndësinë dhe informimin rreth këtij dokumenti të planifikimit hapësinor janë mbajtur takime dhe fushata senzibilizuese si me banorët e Komunës po ashtu edhe me operatorët ekonomik që operojnë në Komunën e Obiliqit.
Vlenë të theksohet se në këtë takim Kryetari i Komunës ofroj bashkëpunim dhe përkrahje si çdo herë në finalizimin e këtij procesi ashtu siç ka ofruar përkrahje në çdo iniciativë të mirë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Obiliqit.

