Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në vazhdimësi të aktiviteteve të përbashkëta lidhur me implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Obiliqit, sot mori pjesë në takimin e parë tremujor me përfaqësuesit e USAID-it, zyrtarët komunal dhe me përfaqësues të Grupeve të Qytetarëve, ku kanë diskutuar lidhur me fillimin e procesit të implementimit të aktivitetit të Kontratës Sociale si dhe identifikimin e sfidave gjatë implementimit.
Në këtë takim, u diskutuar lidhur me veprimet konkrete dhe angazhimet e përbashkët të grupeve të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal sa i përket çështjeve të komunitetit.
Kryetari Gashi, falënderoi përfaqësuesit e aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it, për mbështetje të këtij aktiviteti si dhe përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal për angazhimin e tyre.

