Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga KEK-u, ku u diskutuan në detaje dëmet e evidentuara dhe hapat e mëtejshëm për adresimin e tyre. Anëtarët e komisionit shqyrtuan raportet dhe dëshmitë e grumbulluara gjatë periudhës së punës.
Aktualisht janë në përfundim të përgatitjes së raportit përfundimtar, i cili do të përmbajë të gjitha gjetjet, analizat dhe rekomandimet për masat e nevojshme për kompensim dhe rehabilitim.