Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Burim Gërguri, njëherit edhe koordinator i Agjendës Kontrata Sociale, në vazhdimësi të aktiviteteve të përbashkëta lidhur me implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Obiliqit, sot u mbajtë takimin i dytë tremujor me përfaqësuesit e USAID-it, zyrtarët komunal dhe me përfaqësues të Grupeve të Qytetarëve, ku është prezantuar angazhimi i përbashkët, veprimet dhe aktivitetet konkrete për zbatimin e çështjeve të cilat janë përzgjedhur në bashkëveprim me qytetarët dhe zyrtarët komunal, implementimit të aktivitetit të Kontratës Sociale si dhe identifikimi i sfidave gjatë implementimit.
Në këtë takim, u diskutuar lidhur me veprimet konkrete dhe angazhimet e përbashkët të grupeve të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal sa i përket çështjeve të komunitetit.
Shefi i Kabinetit të Kryetarit, falënderoi përfaqësuesit e aktivitetit të Kontratës Sociale të USAID-it, për mbështetje të këtij aktiviteti si dhe përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve dhe zyrtarëve komunal për angazhimin e tyre.

