Sot është mbajtur një takim pune me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me Shefin e Kabinetit, Drejtorin e Inspektoratit dhe Drejtorin e Ambientit, ku u diskutua për bashkëpunimin institucional dhe relacionin lidhur me hedhjen e mbeturinave në Deponinë Sanitare të Mirashit.
Në këtë takim morën pjesë edhe Kryeshefi Dardan Velija, Drejtoresha për Planifikim dhe Zhvillim Linda Çavdarbasha, si dhe Menaxheri i Deponisë Sanitare të Mirashit Rexhep Berisha.
Gjatë takimit u diskutua për çështje që lidhen me menaxhimin e mbeturinave, koordinimin ndërinstitucional si dhe për përmirësimin e proceseve në trajtimin dhe hedhjen e mbeturinave në deponinë sanitare të Mirashit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët dhe mbrojtjen e mjedisit.