Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës dhe, pas miratimit të pikave të propozuara, mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe trajtimin e tyre.
Gjatë mbledhjes, u votua Planifikimi i Buxhetit për vitin 2027, në vlerë prej 17,031,570 euro, me 12 vota për dhe 8 abstenime.Për këtë mbledhje ishte paraparë ky:RENDI I DITËS
1. Arsyetimi i mungesave;
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, e mbajtur më 31.08.2026;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planifikimit të Buxhetit për vitin 2027 dhe parashikimeve për vitet 2028–2029;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore për vitin 2027;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtoreshës së Drejtorisë së Arsimit, me nr. 10-104-02-28241-26, dt. 11.09.2026, për regjistrimin e Pronës Shoqërore “Shkolla Fillore Vllaznimi” në emër të Komunës së Obiliqit;
6. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2025;
7. Shqyrtimi i kërkesës së drejtorit të DPUKP-së, me nr. 05-104/02-28767/26, dt. 16.09.2026, për shqyrtimin e Raportit për Monitorimin e Kontratave të Pronave të dhëna në shfrytëzim;
8. Shqyrtimi i kërkesës me nr. 02-020/01-28856/26, dt. 17.09.2026, për miratimin e Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2026–2030;
9. Shqyrtimi i kërkesës me nr. 02-020/01-28856/26, dt. 17.09.2026, për miratimin e Rregullores për Transparencë të Komunës së Obiliqit;
10. Të ndryshme.
Zyra për Informim – Komuna e Obiliqit