Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
R E N D D I T E
- Arsyetimi për mungesë.
- Miratimi i ekstrakt-procesverbaleve nga mbledhjet e muajit Prill.
- Miratimi i kërkesës së kryetarit të komunës për plotësim-ndryshimin e vendimit të formimit të KKSB-së me nr. 02-020-01-13244-26, dt.13.05.2026.
- Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të komunës me nr. 02-020-01-13241-26, dt.13.05.2026 për shqyrtimin e raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve gjatë vërshimeve të fundit.
5.Të ndryshme.