Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila prezantoi rendin e ditës. Pas miratimit të pikave të propozuara, u vijua me trajtimin e tyre.
RENDI I DITËS
1.Arsyetimi për mungesë
2.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DPUKP-së, nr. 05-104-02-12876-25, të datës 14.05.2025 – Propozim Vendimi i Kryetarit të Komunës nr. 02-020-01-12881-25, i datës 14.05.2025, për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për parcelën kadastrale në zonën kadastrale në Plemetin
3.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nr. 1-713/25, të datës 13.05.2025 për subvencionimin e N.P.L. “Kastrioti” SH.A.
4.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës nr. 02-020-01-13006-25, të datës 15.05.2025 për dhënien në debat publik të Draft Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Obiliqit
5.Shqyrtimi i kërkesave
6.Të ndryshme