Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Mbledhjen e hapi antari më i vjetër i kuvendit komunal, z.Enver Gashi, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1. Arsyetimi për mungesë.
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3. Raporti financiar i shpenzimeve për periudhën Janar – Mars 2025.
4.Raporti vjetor i Ndërmarrjes Publike Lokale ”Kastrioti” SH.A.
5. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DEFZH-ja, për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025.
6. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës nr.02-104-02-10753-25, e dt.23.04.2025, lidhur me Propozimvendimet për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme komunale në Zonën Kadastrale Llazarevë:
a) Propozimvendimi nr.02-020-01-11095-25, Investitori: A Marketing & Creators SH.P.K. dhe Roto Recycling SH.P.K.
b) Propozimvendimi nr.02-104-02-11099-25, Investitori: Kosova Foods SH.P.K.
c) Propozimvendimi nr.02-020-01-11100-25, Investitori: Mermer Granit Kosova SH.P.K.
ç) Propozimvendimi nr.02-020-01-11097-25, Investitori: Nasi Group SH.P.K.
d )Propozimvendimi nr. 02-104-02-11101-25, Investitori: Xhamprerës Grezda SH.P.K.
7. Shqyrtimi i kërkesave.
8. Të ndryshme.