Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1. Arsyetimi për mungesë,
2. Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,
3. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të përgjithshëm për vitin 2022,
4.Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga ZKA-ja,
5.Rishikimi i buxhetit për vitin 2023,
6.Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor (6) të punës së DEFZH-së, për vitin 2023,
7.Raporti gjashtëmujor (6) i punës së Kryetarit të Komunës dhe Ekzekutivit për vitin 2023,
8.Shqyrtimi i kërkesës së DPUKP-së, për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr.-1-99, të dt.30.10.2017,
9.Shqyrtimi i raportit të pronave komunale,
10.Shqyrtimi i kërkesave,
11.Të ndryshme.

