Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë,
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Tarifa Ngarkesa dhe Gjoba Komunale nr.05/2022, të dt.26.10.2022, sipas sugjerimit të Ministrisë së linjave,
4.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DSHMS-së, nr.-VIII- 174, të dt. 12.06.2023, për dhënien në debat publik të Planit Komunal për Riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Obiliqit 2023-2025,
5.Shqyrtimi i kërkesës së DAP-së, nr.-IlI-156, të dy 16.06.2023, Raporti për zgjedhjen e
Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në Komunën e Obiliqit 2022,
6.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkeses së Kryetarit të Komunes nr.-II-770, të dt.16.06.2023, lidhur me Peticionin nga banoret e lagjes “Miniera” Obiliq,
7.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, për Kornizen Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025 dhe 2026
8.Shqyrtimi i kërkesave,
9.Të ndryshme.

