Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë,
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shyrtimi i kërkeses së Kryetarit të Komunës nr.-II-634, të dt. 11.05.2023, për plotësimin dhe
ndryshimin e vendimit të Kuvendit Komunal nr.-I-4, të dt.24.12.2021,
4.Dhënia në debat publik e Draft Planit të Veprimit për Cilësi të Ajrit,
5.Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Veprimit për Transparencë 2023-2027,
6.Shqyrtimi i kërkesave,
7.Të ndryshme.

