Komiteti për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Faton Beka, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1. Arsyetimi për mungesë.
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Informatë nga ZKKK-ja, lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023.
4.Të ndryshme.
Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, z.Faton Beka, me rastin e ditës së Flamurit të Komunitetit Ashkali, uroi të gjithë pjestarëve të këtij Komuniteti festën e Flamurit.

