Komiteti për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Faton Beka, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3.Informatë nga Drejtoria për Infrastrukturë lidhur me projektet infrastrukturore
4.Të ndryshme
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Drejtori për Infrastrukturë Lokale, Fatmir Bërbatovci, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me projektet infrastrukturore.

