Komiteti për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Komitetit për Komunitete,Avdyl Mustafa, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Informim nga Zyra e Punësimit lidhur me konkursin aktual dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti pakicë në Komunën e Obiliqit.
4.Informim nga Qendra për Punë Sociale lidhur me rastet sociale në Komunën e Obiliqit.
5.Të ndryshme.