Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal, të cilën e hapi kryesuesi Sami Ahmeti, i cili shpalosi rendin e ditës dhe, pas miratimit të pikave të propozuara, u vijua me trajtimin e tyre.
Në këtë mbledhje ishte prezent edhe kryetari i komunës Halil Thaçi.Rend dite:1. Arsyetimi për mungesë
2. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Shqyrtimi i kërkesës së DPUKP me nr. 05-104/02-10071/26 për shfuqizimin e shpalljes/publikimit të Listës së Përgjithshme dhe të veçantë të Pronave të paluajtshme të Komunës – të planifikuara për dhënie në shfrytëzim për vitin 2026
4. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së kryetarit të Komunës me nr. 02-104/02-11104/26 për subvencionimin e transportit publik në Komunën e Obiliqit
5. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DEF për bartjen e buxhetit – të hyrat vetanake të pashpenzuara nga viti 2025 në vitin 2026
6. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së kryetarit të Komunës për miratimin e Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr. 03/2024, me të cilën është plotësuar dhe ndryshuar Rregullorja nr. 02/2023 për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Obiliqit
7. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozim-vendimit të kryetarit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale për N.P.L “Kastrioti” Sh.A.
8. Raporti financiar i shpenzimeve për periudhën Janar–Mars 2026
9. Shqyrtimi i kërkesës me nr. 08-104/02-10362/26 për inicimin e procedurës për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin Komunal të Obiliqit për organizimin e kujdesit dytësor shëndetësor në nivel komunal
10. Shfuqizimi i vendimit të Kuvendit të Komunës me nr. 02-060-01-6636-26 për kompensimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NPL “Kastrioti” Sh.A.
11. Shfuqizimi i vendimit të Kuvendit të Komunës me nr. 01-060/01-6641/26 për kompensimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të Kompanisë KRM “Pastrimi”
12. Të ndryshme.