Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi.
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara
3.Raporti i shpenzimeve për periudhën Janar – Qershor 2025
4.Raporti i Auditimit për Pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Obiliqit për vitin 2024
5.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DPUKP-ja, nr. 05-070/05-0006650/25, të datës 02.07.2025
6.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DSHMS-ja, nr. 08-104/02-18721/25, të datës 10.07.2025
7.Dhënia në debat publik e Planit të Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Obiliqit 2026-2029 dhe Strategjinë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
8.Shqyrtimi i kërkesave
9.Të ndryshme