Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, që do të mbahet më datën 29.07.2025
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
RENDI I DITËS
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3.Raporti i shpenzimeve për periudhën Janar – Qershor 2025
4.Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Obiliqit për vitin 2024
5.Shqyrtimi i kërkesës nga DPUKP-ja, nr. 05-070/05-0006650/25, e dt. 02.07.2025
6.Shqyrtimi i kërkesës nga DSHMS-ja, nr. 08-104/02-18721/25, e dt. 10.07.2025
7.Shqyrtimi i kërkesave
8.Të ndryshme
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti i shpenzimeve për periudhën Janar – Qershor 2025.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti i Auditimit për Pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Obiliqit për vitin 2024.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DPUKJP-ja, nr.05-0705/0006650/25, e dt.02.07.2025.
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DSHMS-ja, nr.08-104/02-18721/25, e dt.10.07.2025.
5.I rekomandohet Kuvendit Komunal Dhënia në debat publik e Planit të Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Obiliqit 2026-2029 dhe Strategjinë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
6.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
7.I rekomandohet Kuvendit Komunal kërkesa me nr.19830/25 e dt.18.07.2025.