Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, që do të mbahet më datën 30.04.2025
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3.Raporti financiar i shpenzimeve për periudhën Janar – Mars 2025
4.Raporti vjetor i Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” SH.A.
5.Shqyrtimi i kërkesave
6.Të ndryshme
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal raporti financiar i shpenzimeve për periudhën janar – mars 2025.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal raporti vjetor i Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” SH.A.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DEFZH-ja, për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025.
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës lidhur me propozimvendimet për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme komunale në Zonën Kadastrale Llazarevë.