Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 28.03.2024.
Rend dite
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, për rritje e të Hyrave Vetanake për vitin 2023.
4.Raport nga Komisioni për monitorimin e realizimit të kontratave dhe përmbushjes së qëllimit të dhënies në shfrytëzim të pronave të paluajtshme.
5.Shqyrtimi i këtkesës së DSHMS-së, për dalje në debat publik të Statutit të QKMF-së “Formën unike të Statutit të QKMF-së.
6.Nisma për Bashkëpunimin Ndërkomunal për ndërtimin e rrugës Barilevë-Kozaricë-Dumnicë e Epërme-Kunovik-Vesekoc-Kurillovë-Bajgorë.
7.Shqyrtimi i këtkesës së DEFZH-së, pët plotesim ndryshimin e kapitullit -V- nenit 12 të Rregullores për Tarifa Ngarkesa dhe Gjoba Komunale.
8.Shqyrtimi i kërkesave
9.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komutetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesë së DEFZH-së, për rritjen e të Hyrave Vetanake për vitin 2023.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti nga Komisioni për monitorimin erealizimit të kontratave dhe përmbushjes së qëllimit të dhënies në shfrytezim të pronave të paluajtshme.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i këtkesës së DSHMS-së, për daljen në debat publik të Statutit të QKMF-së “Formën unike të Statutit të QKMF-së.
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal Nisma për Bashkëpunimin Ndërkomunal për ndërtimin e rrugës Barilevë-Kozarice-Dumnicë e Epërme-Kunovik-Vesekoc-Kurillovë-Bajgorë.
5.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Peticionit (Ankesa) nr.-II-7457/24 e dt. 13.03.2024 nga banorët e fshatit Graboc i Epërm për rrugën e cila lidhë fshatin Graboc me Obiliqin.

