Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 29.12.2023.
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Shqyrtimi i Propozim Vendimit nr.-I-162, të dt.15.12.2023 për aprovimin e Planit të Punës së�Kuvendit Komunal Obiliq për vitin 2024.
3.Shqyrtimi i kërkeses së DAP-së, nr.-Ill-347, të dt.14.12.2023 për dhënien në diskutim publik të Projekt Rregullores për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe falënderimeve.
4.Shqyrtimi i kërkesës së DPUKP-së,nr.- V-1576, të dt. 15.12.2023 Propozim Vendimi nr.-V- 1577, i dt.15.12.2023 për miratim paraprak të Listes së përgithshme dhe Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim afatgjatë për vitin vijues 2024.
5.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nr.-II-1814 të dt.15.12.2023 për Draft Planin e Veprimit për barazi ginore për vitin 2024-2026.
6.Shqyrtimi dhe aprovimi i Marrëveshjes Kornizë e Bashkëpunimi Ndërkomunal Shumëfunksional nr.-II-1840 e dt.20.12.2023.
7.Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft “Strategjsë socio-ekonomike të Komunës së Obiliqit 2023-2027”
8.Shqyrtimi i kërkesave
9.Te ndryshme

