Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 28.07.2023.
Rekomandimet e Komiteti për Politikë dhe Financa
1. I rekomandohet Kuvendit Komunal për shqyrtim Raporti i Auditorit të përgjithshëm për vitin 2022.
2. I rekomandohet Kuvendit Komunal Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga ZKA-ja.
3. I rekomandohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe aprovim Rishikimi i buxhetit për vitin 2023.
4. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor (6) të punës së DEFZH-së, për vitin 2023.
6. I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti gjashtëmujor (6) i punës së Kryetarit të Komunes dhe Ekzekutivit për vitin 2023.
7. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DPUKP-së, për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr.-I-99, të dt.30.10.2017.
8. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyretimi dhe aprovimi i kerkesës nr . – I I – 1009 , e dt. 19.07.2023, së Kryetarit të Komunës për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr.-I-19, të dt.04.02.2022, lidhur me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
9. I rekomadohet Kuvendit Komunal si pikë e rendit të ditës, shqyrtimi i kërkeses së Kryetarit të Komunes, nr.-II-1010, të dt. 19.07.2023, raporti i Komisionit për vlerësimin, zbatimin dhe mbikqyrjen e kontratave për dhënien nelë shfrytëzim afatgjatë të pronave komunale.
10. I rekomandohet DPUKP-së, për shqyrtim kërkesa nr.-I- 19018 /23, e dt.20.07.2023 dhe në Kuvend të vjen me një sqarim.

