Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 30.06.2023
Për këtë mbledhje është propozuar ky :
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë,
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Tarifa Ngarkesa dhe Gjoba Komunale nr.05/2022, të dt.26.10.2022, sipas sugjerimit të Ministrisë së linjave,
4.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DSHMS-së, nr.-VIII- 174, të dt. 12.06.2023, për dhënien në debat publik të Planit Komunal për Riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Obiliqit 2023-2025,
5.Shqyrtimi i kërkesës së DAP-së, nr.-IlI-156, të dy 16.06.2023, Raporti për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në Komunën e Obiliqit 2022,
6.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkeses së Kryetarit të Komunes nr.-II-770, të dt.16.06.2023, lidhur me Peticionin nga banoret e lagjes “Miniera” Obiliq,
7.Shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, për Kornizen Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025 dhe 2026
8.Shqyrtimi i kërkesave,
9.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe aprovim kerkesa e DEFZH-së, nr-. IV-438, të dt.15.06.2023, për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Tarifa Ngarkesa dhe Gjoba Komunale nr.05/2022, të dt.26.10.2022, sipas sugjerimit të Ministrisë së linjave,
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së DSHMS-se, nr.-VIII-174, të dt. 12.06.2023, për dhënien në debat publik të Planit Komunal për Riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riiatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunen e Obiliqit 2023-2025,
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i kërkesës së DAP-së, nr..-III-156, të dt, 16.06.2023, Raporti për zgjedhen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në Komunën e Obiliqit 2022,
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunes nr.-II-770, të dt. 16.06.2023, lidhur me Peticionin nga banorët e lagjes “Miniera” Obiliq,
5.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i kërkesës së DEFZH-së, nr.-lV-436 të dt.14.06.2023, për Kornizën Afatmesme Buxhetore(KAB) 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025 dhe 2026,
6.Kërkesat të cilat iu rekomanduan për shqyrtim Drejtorive përkatëse:
-Kërkesa nr.-I-5255/23, e dt. 13.06.2023, DPUKP- së,
-Kërkesa nr.-I-4097/23, e dt.01.06.2023, DPUKP- së,
-Kërkesa nr.-I- 16381/2023, e dt.23.06.2023, Drejtorise së Bujqësisë dhe DSHPE-së,
-Kërkesa nga MMPHI, nr.3113-2/23, e dt. 14.06.2023, DPUKP-së dhe të vijnë me një shkresë në Kuvendin Komunal.

