Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datën 31.05.2023
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3.Shyrtimi i kërkeses së Kryetarit të Komunës nr.-II-634, të dt. 11.05.2023, për plotësimin dhe
ndryshimin e vendimit të Kuvendit Komunal nr.-I-4, të dt.24.12.2021
4.Dhënia në debat publik e Draft Planit të Veprimit për Cilësi të Ajrit
5.Shqyrtimi i kërkesave
6.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1. I rekomandohet Kuvendit Komunal për Shqyrëtim dhe aprovim kërkesa e Kryetarit të Komunës nr.-II-634, e dt. 11.05.2023 për ndryshimin dhe plotësimi i vendimit nr.-I-4, i dt.24.12.2021.
2. I rekomandohet Kuvendit Komunal Dhënia në debat publik të Draft Plant Lokal të Veprimit për Cilesinë e Ajrit.
3. I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga MMPHI-ja, nr.2477-2/23, e dt. 17.05.2023 lidhur me Draft Planin për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunen e Obiliqit.
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DAP-ja, nr.-III-139, të dt.23.05.2023 lidhur me Draft Planin e Veprimit për Transparencë 2023-2027.
5. I rekomandohet Kuvendit Komunal Njoftimi lidhur me konfirmimin e ligjshmërisë nga MPB për vendimin nr.-I-25, të dt.01.03.2023, për aprovimin e Kodit Etik për zyrtarët e Komunes së Obiliqit.
6.Kërkesat të cilat iu rekomanduan Drejtorive përkatëse:
-Kërkesa nr.-I-13374/23, e dt.23.05.2023, Drejtorisë për Infrastrukturë Lokale.
-Kërkesa r.-I-10758/23, e dt.26.04.2023, Komisionit për emërtimi të rrugëve, DPUKP-së
-Kërkesa nr.-I-12434/2023, e dt..12.05.2023, DPUKP-së.

