U mbajt manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të shtetësisë së Republika e Kosovës.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, i cili foli për rëndësinë e kësaj date për vendin tonë dhe për rrugën që kemi kaluar deri te shtetësia. Ai theksoi se kjo ditë është kujtesë për sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, por edhe përgjegjësi për të punuar çdo ditë për zhvillimin e komunës sonë.
Më pas, fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët ndanë mesazhe përkujtimi dhe respekti për dëshmorët dhe për të gjithë ata që kontribuan për lirinë.
Në vazhdim u bë ndarja e mirënjohjeve për disa personalitete të shquara të Komunës së Obiliqit, si vlerësim për punën dhe angazhimin e tyre ndër vite.
Programi artistik u përmbyll me paraqitjet e Teatrit të Qytetit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Qyteti Obiliq”, duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë festive dhe plot emocion.