FKGK me mbështetje të Bankës Botërore përmes projektit “Fuqizimi i Sektorit Financiar” do të organizojë trajnim një ditor për bizneset e reja – STARTUP, të emëruar “Avancimi i njohurive financiare”.
Trajnimi është komponentë e skemes garantuese të FKGK-së “Dritarja për StartUp “ dhe ka për qëllim avancimin e njohurive financiare të cilat pritet t’i mbështesin bizneset e reja, që të zgjerojnë njohuritë për financat e biznesit të tyre.
Trajnimi ofrohet për pronarë/bashkëpronarë të një ndërmarrjeje të regjistruar në ARBK dhe me eksperience më pak se 12 muaj. Trajnimi është një ditor dhe pa pagesë.
Ky trajnim do të fillojë nga muaji nëntor 2023 dhe planifikohet të mbahet në të gjitha qytetet e Kosovës deri në fund të vitit 2023.
Pas përfundimit të trajnimit do të organizohen edhe konsulenca grupore dhe pjesëmarrësit do të pajisen me mjetin “Business Help” që do t’i ndihmojë në mirëmbajtjen e të dhënave të biznesit të tyre.
Për tu bërë pjese e këtij trajnimi ju lutem aplikoni në linkun në vijim: https://fondikgk.org/trajnime/
Nëse keni problem gjatë aplikimit ju mund të kontaktoni në:
Numrin e telefonit +38348 765 222, ose
Emailin: trajnime@fondikgk.org
Afati i fundit për aplikim është 10 nëntor 2023.