Në kuadër të aktiviteteve nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Kabinetin Radiologjik do të bëhet ekzaminimi ultrasonik falas gjatë gjithë muajit tetor. Caktimi i termineve bëhet në kabinetin Radiologjik të QKMF-së.
Gjithashtu, në këtë muaj të ndërgjegjësimit do të organizohet ligjeratë vetëdijesuse ndaj kancerit të gjirit, me datë 12 tetor ( e enjte) 2023, nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Obiliqit.
Ftojmë të gjitha nënat, gratë e vajzat të bashkohen në aktivitetet me qëllim të luftimit, parandalimit dhe ndërgjegjësimit ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit!
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!