Në Komunën e Obiliqit është mbajtur një takim ndërinstitucional me përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe zyrtarë komunalë, ku u diskutuan çështje me rëndësi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, bashkëpunimit ndërkomunal dhe procesit të integrimeve evropiane.
Të pranishmit në takim u mirëpritën nga Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Bashkim Gashi.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Zyrtari i Lartë për Integrime Evropiane Kushtrim Mirena, udhëheqësja për bashkëpunim ndërkombëtar Blerta Halimi, përfaqësuesja nga Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar Vjosa Shehu, si dhe udhëheqësja e Divizionit për bashkëpunim ndërkomunal Shehide Krasniqi.
Nga MAPL ishte e pranishme edhe Zyrtarja e Lartë për Integrime Evropiane, Erolida Jonuzaj Mustafa.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet komunave, me fokus të veçantë në përfitimin nga projektet ndërkombëtare dhe avancimin e agjendës evropiane në nivel lokal.
Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke synuar rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përfshirjen më aktive në iniciativa dhe programe që kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe afrimin me standardet evropiane.