Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me pjesëtarë të ekzekutivit komunal, priti në takim drejtorin e Balkan Green Foundation, Dardan Sejdiu, koordinatoren e projekteve, Fiona Bakija, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të kësaj organizate.
Gjatë takimit u diskutua për përgatitjen e Udhëzuesit të Tranzicionit të Drejtë për Komunën e Obiliqit, me qëllim zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Në takim u shpreh gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin në këtë drejtim.