Sot po vazhdon dita e dytë e puntorisë rreth finalizimit të draft dokumentit të Hartës Zonale për Komunë e Obiliqit dokument ky i cili do t’i shërbej Komunës së Obiliqit në aspektin e planifikimit hapësinor për 8 vitet e ardhshme përkatësisht 2023-2031.
Në kuadër të kësaj puntorie po marrin pjesë Kryetari i Komunës së Obiliqit z.Xhafer Gashi , Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban , Pronë dhe Kadastër z.Arben Berisha , Komisioni Komunal , përfaqësues nga Ministria e Mjedisit , Planifikimit Hapësinor dhe Infrasrukturë , përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe përfaqësues të Kompanisë Konsulente “INSI”.
Temë e diskutimit është kushtet ndërtimore në zonën urbane dhe rurale si dhe veqanarishtë ndërtimet në zonën e interesit nacional ekonomik, të pranishmit i kontribuan kësaj punëtorie me komente dhe sygjerime të ndryshme, në mënyrë që në të ardhmen HZK-ja të jetë më e zbatueshme në aspektin praktik.

