Në Ditën Botërore të Tokës, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, realizuan shpërndarjen e biçikletave për nxënësit e SHFMU “Fazli Grajqevci” në Hade të Re.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtori i Mjedisit, Rinor Kurteshi, si përfaqësues i Komunës së Obiliqit në bashkëpunim me Ministrinë për realizimin e këtij projekti.Komuna e Obiliqit është përkujdesur për krijimin e kushteve për lëvizje të sigurt, përmes ndërtimit të shtigjeve për biçikleta drejt shkollës, ndërsa Ministria ka siguruar donacionin e biçikletave nga kompania vendore “Albimi”.
Gjatë këtij aktiviteti, Ministrja Pacolli theksoi se kjo iniciativë synon të nxisë dashurinë për çiklizmin tek fëmijët dhe të promovojë një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më miqësore me mjedisin.