Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Pandeli Sotiri” në Obiliqin e vjetër, ka shënuar ditën e shkollës. Të pranishëm në këtë manifestim ishin: Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me bashkëpuntorë, ku u mirëpritën nga drejtori z.Bedri Neziri, stafi arsimor, nxënësit dhe prindërit.
Në këtë manifestim, Kryetari Gashi në fjalën e tij, shprehi mirënjohjen për kontributin e mësimdhënësëve ndër vite, kontributi i tyre ishte i shenjtë ashtu siç është edhe në ditët e sotme. Personelit arsimor të SHFMU “Pandeli Sotiri”, nxënësëve dhe prindërve, ju uroi Ditën e Shkollës dhe 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke theksuar se: “Misioni juaj është i shenjtë, prandaj si institucion komunal ju garantoj se bashkëpunimi ynë në përmbushjen e synimeve tona të përbashkëta do të jetë i vazhdueshëm, përkrahja jonë dhe puna në përmirësimin e kushteve infrastrukturore shkollore si dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie do të jetë e pandalshme.”
Urime 7 Marsi- Dita e Mësuesit!
Urime Dita e Shkollës!

