Sonte, nën atmosferën e jashtëzakonshme të këngëve e valleve popullore shqiptare, në Koncertin festiv, u festua dhjetë (10) vjetor i veprimtarisë kulturore të dy artistëve tanë Besnik e Zymrije Grajçevci, të organizuar në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e në bashkëpunim me QKRS “Brez pas Brezi” dhe Fidaf Kosova.
Kryetari i komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, në fjalën e tij, uroi suksese Besnikut dhe Zymit, duke theksuar se Obiliqi është krenar me ambasadorët e kulturës e sportit që në gjithë botën përfaqësojnë jo vetëm Obiliqin por edhe gjithë shtetin e Kosovës.Ku si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të tyre të përbashkët ndër vite, kryetari Gashi, pranoi mirënjohje në emër të QKRS “Brez pas Brezi”.
Koncerti vazhdojë me pika artistike nga AKV “Qyteti i Obiliqit”, Studio e baletit “Angels”, SHKV “Agimi” dhe shumë përformues të tjerë.
Gëzuar
!



