Shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Bashkim Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Sevdije Berisha Krasniqi, realizuan një vizitë në Qerdhen “Rrita Jonë” në Obiliq dhe në qerdhen e fshatit Milloshevë.
Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me kushtet dhe ambientet e këtyre dy institucioneve parashkollore, duke vlerësuar nevojat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve, me qëllim ofrimin e një ambienti sa më të sigurt dhe cilësor për fëmijët.
Përfaqësuesit komunalë theksuan përkushtimin e Komunës për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve parashkollore dhe krijimin e kushteve sa më të mira për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve.