Në Bibliotekën e Qytetit “Shqipe Suzana Rama” në Obiliq u promovua libri i autorit prof. dr. Begzad Baliu, “Letërkëmbimi i Ismail Dodës me profesor Eqrem Çabejn”.
Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Ilire Kelmendi-Shema, autori i librit prof. dr. Begzad Baliu, prof. dr. Faton Krasniqi dhe prof. Astrit Jashari.
Përmes këtij aktiviteti u vu në pah rëndësia e veprës për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e intelektuale shqiptare.
Obiliqi vazhdon të kultivojë dashurinë për librin, dijen dhe kulturën!



