Në kuadër të bashkëpunimit të mirëfilltë institucional dhe angazhimit tonë të përbashkët për sigurinë e qytetarëve të Obiliqit, gjatë ditës së sotme zyrtarët e Stacionit Policor në Obiliq, kanë filluar implementimin e fushatës sensibilizuese “Siguria në Komunikacion” që ka për qëllim shtimin e kujdesit në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve të trafikut.


