Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi, asambleistët dhe ekzekutivin, kanë mbajtur punëtorinë ku është diskutuar për planifikimin e buxhetit 2026–2028 dhe Draft-Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Obiliqit.
Gjatë kësaj punëtorie, anëtarët e Kuvendit Komunal dhanë propozime për planifikimin e investimeve për vitet 2026–2028, të cilat do të prezantohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.