Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DSHMS-së Blerona Shabanaj Mehmeti, Drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Milloshevë, përuruan laboratorin biokimik-hematologjisë, i cili do ofroj kryerjen e analizave laboratorike për banorët e kësaj zone.
Kryetari Gashi theksoi se:”Shëndetësia mbetet prioritet kyç i qeverisjes sonë dhe bashkë po bëjmë punë e projekte të mira!”

