Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, së
bashku me Komandantin e SP-së në Obiliq, z.Zekrija Januzi dhe përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 zviceran, kanë përuruar “dhomën mike” në kuadër të Statcionit Policor në Obiliq, donacion ky nga LMT KFOR.
Kjo dhomë do t’i shërbej Statcionit Policor për trajtimin e rasteve të dhunës në familje duke përfshirë fëmijët e gratë dhe qëllimi i saj është që viktimat e dhunës të ju ofrohet një ambient më i qetë dhe më miqësor.
Kryetari Gashi, falënderoi KFOR-in LMT, për këtë mbështetje dhënë Statcionit Policor në Obiliq, duke shpresuar që rastet e dhunës në familje të shënojnë rënie!

