Me iniciativën e Komunës së Obiliqit, është realizuar ndërrimi i plotë i paneleve në hollin e shkollës “Hasan Prishtina” në Milloshevë, duke eliminuar rrjedhjet e ujit që kishin shkaktuar shqetësime për vite me radhë.
Njëkohësisht, po vazhdojnë punimet në rregullimin e sistemit të ujit në tualetet e kësaj shkolle dhe në shkollën “Ibrahim Rugova” në paralelen e ndarë në Mazgit të Epërm.
Punimet u mbikëqyrën nga Drejtoresha e Arsimit, znj. Sevdije Berisha Krasniqi.