Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Sevdije Berisha Krasniqi, ka inspektuar përfundimin e punimeve në kulmin dhe oxhakun e ngrohjes në shkollën “Hasan Prishtina” në Milloshevë.
Ajo theksoi se punimet janë realizuar me sukses, duke eliminuar problemet me pikjen e kulmit dhe duke rregulluar plotësisht oxhakun e ngrohjes.
Me këto ndërhyrje janë krijuar kushte më të sigurta dhe më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit.