Komuna në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, po vazhdon me përmirësimin e infrastrukturës shkollore.
Në shkollën “Ismajl Dumoshi” është renovuar kabineti i kimisë, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e punës praktike, ndërsa në shkollën “Ibrahim Rugova” është realizuar lyerja e mureve me ngjyrë yndyrore në klasat mësimore, duke përmirësuar ndjeshëm ambientin për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Punimet janë realizuar nga NPL “Kastrioti”.
Angazhimi ynë vazhdon për të siguruar hapësira më të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.