Komuna e Obiliqit ka përmbyllur me sukses ciklin e testimit ndërkombëtar PISA, me pjesëmarrjen aktive të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta. Testimi u zhvillua në dy qendra arsimore të komunës sonë SHMLP “Ismail Dumoshi” dhe Gjimnazi “17 Shkurti”.
Gjatë tri ditëve të testimit, procesi është realizuar në mënyrë të rregullt, profesionale dhe pa asnjë pengesë, falë përkushtimit të madh të nxënësve, mësimdhënësve dhe koordinatorëve lokalë.
Drejtoria Komunale e Arsimit, shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.
Nxënësve pjesëmarrës u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre arsimor dhe jetësor, duke shpresuar që përvoja e fituar përmes këtij testimi të jetë një shtysë drejt arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen.